Vuçiç: Kosova, pengesa kryesore për rrugëtimin e Serbisë drejt Europës

Vuçiç: Kosova, pengesa kryesore për rrugëtimin e Serbisë drejt Europës

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, e sheh çështjen e Kosovës si pengesa kryesore për integrimin e Serbisë në Europë. Për Vuçiç, arritja e një marrëveshjeje mes dy vendeve është e vështirë. “Është edhe më se e qartë se nuk do të ketë zgjidhje kompromisi, për shkak të atmosferës në Serbinë qendrore, në Kosovë, si dhe faktorëve të jashtëm që nuk dëshirojnë një marrëveshje”, është shprehur Vuçiç. 

“Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës” – ka thënë ai për TV Pink.

Ai gjithashtu përmendi se mbështetësit e regjimit të mëparshëm, deklarata të tilla, siç janë ato të Johannes Hahn, dëshirojnë t’I interpretojnë sikur problemi i Serbisë është sundimi i ligjit.

 “Por problemi më i madh është Kosova. Në raportin e tij, Komisioni Evropian do të shënojë progresin më të madh në sundimin e ligjit. Ata e dinë atë. BE-ja në qoftë se do të deklarohej se problemi i vetëm është Kosova, do të merrte pikë negative, dhe të pafatët nga skena politike e Serbisë këtë nuk e kuptojnë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy