
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar të hënën nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Qarkut Tiranë, Kolë Hysenaj.
Trupa gjykuese e KPK që kreu sot vetingun ndaj Hysenajt, Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Firdes Shuli, i komunikuan Hysenajt shkarkimin nga detyra.
Hysenaj ishte prokuror i çështjes ndaj Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës.
Kolë Hysenaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokuroritë e Lushnjes, Kavajës dhe Tiranës.
Seanca e parë në veting për Hysenajn nisi në muajin shtator të vitit 2020, por u shty në kohë pasi KPK rinisi hetimin ndaj tij. Pas hetimit të dytë administrativ, Hysenaj rezultoi me probleme në kriterin e pasurisë.



