Dita Ndërkombëtare e Turizmit (World Tourism Day), festohet çdo vit më 27 shtator.
Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.
Qysh në vitin 1980, Organizata për Turizëm e Kombeve të Bashkuara ka shënuar Ditën Botërore të Turizmit më 27 shtator.
27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror që ndodhi më 27 shtator 1970.
Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes për rolin e turizmit brenda komunitetit ndërkombëtar dhe demonstrimi se si turizmi ndikon në vlerat shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike në gjithë botën.



