Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim do të pasojë Jens Stoltenberg.
Pas miratimeve nga Hungaria dhe Sllovakia të martën, Rumania konfirmoi mbështetjen e saj për Rutte të enjten, me presidentin rumun Klaus Iohannis që tërhoqi kandidaturën për postin kryesor të NATO-s.

Gjatë një takimi të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare, Iohannis tha se kishte njoftuar aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij. Rutte do të marrë drejtimin e NATO-s në një moment kritik.
Puna e tij e re do të fillojë më 2 tetor, pak më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, të cilat mund të kenë një rol në fatin e aleancës. Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kandidati aktual republikan, ka deklaruar se do të qëndrojë në aleancë, por kërcënoi me shkurtim ndihmash për Ukrainën.
Rutte njihet për aftësitë e tij për të bërë marrëveshje me politikanë të ndryshëm, raporton "Politico", madje duke fituar fjalë lavdëruese nga Trump, i cili si shef i Shtëpisë së Bardhë do të shprehej: "Më pëlqen ky djalë!" Përpjakja e Rutte për postin kryesor të NATO-s ka qenë një rrugëtim i gjatë. Fushata e tij për këtë detyrë ka filluar që nga nëntori i kaluar.
Rutte është kritikuar se nuk është mjaftueshëm aktiv në kërkimin e mbështetjes nga vendet e Evropës Lindore, të cilët vunë në dyshim mbështetjen e tij para 2014 për projektin e gazsjellësit rus Nord Stream 2.
Rutte gjithashtu dështoi vazhdimisht për të sjellë shpenzimet holandeze të mbrojtjes në objektivin e NATO-s prej 2 për qind të PBB-së gjatë mandatit të tij 14-vjeçar si kryeministër i ekonomisë së pestë më të madhe të BE-së. Holanda më në fund pritet të përmbushë këtë objektiv këtë vit, sipas shifrave të fundit të NATO-s.
“Politico” ka renditur 5 sfidat kryesore të shefit të ri të NATO-s, që nga rikthimi i mundshëm i Donald Trump si President i SHBA-ve, sulmi i mundshëm i Putinit në Ukrainë gjatë periudhës së dimrit, shtyrja e anëtarëve që të arrijnë kuotën 2 për qind, dhe ankesat që vijnë nga krahu Lindor, ku shumë shtete nuk kufij me Rusinë nuk janë mbështetës të mëdhenj të Rutte-s.



