Miratohet në Qeveri paketa ligjore “Për tubimet”, si variojnë gjobat

Miratohet në Qeveri paketa ligjore “Për tubimet”, si variojnë gjobat

Ashtu siç i prezantoi fundjavën e lënë pas, Kryeministri Edi Rama ka bërë fakt paketën ligjore kundër dhunës gjatë tubimeve, ku parashikohen gjoba që variojnë deri në 500 mijë lekë të reja. 

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan ndryshimet në ligjin “Për tubimet”.

 

Ligji përcakton Kufizimet e përkohshme rreth objekteve të përcaktuara, ku zona të mbrojtura janë stacionet, terminalet dhe mjetet e transportit publik, portet dhe aeroportet; perimetri rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të trashëgimisë kulturore;  zonat e tjera të përcaktuara me vendim të këshillit bashkiak të botuar dhe të shënuara në terren, kur atje janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.

 

Kur nëpërmjet rrjeteve sociale, postës elektronike dhe/ose komunikimeve telefonike, përcillen, publikohen ose shpërndahen mesazhe, që përmbajnë thirrje për dhunë, në kuadër të organizimit ose zhvillimit të një tubimi, Policia e Shtetit, kërkon fshirjen e përmbajtjes, si dhe mospërsëritjen e veprimeve të tilla, duke e vënë në dijeni se ato përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi.

 

Gjithashtu kanë ndryshuar dhe masat për kundërvajtje administrative ku dënimet fillojnë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy