Brnabiç: Lajmi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë i pavërtetë, ma tha vetë Haradinaj (VIDEO)

Brnabiç: Lajmi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë i pavërtetë, ma tha vetë Haradinaj (VIDEO)

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot se ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë është një lajm i pavërtetë, raporton sot “Blici” serb.

 Siç tha ajo, këtë e mësoj sot nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili, ashtu si ajo, po qëndron në Poloni në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Poznan.

“Unë jam e kënaqur që kam dëgjuar nga Ramush Haradinaj se bëhët fjalë për një lajm të rremë se zyrtarët serbë janë ndaluar të vizitojnë Kosovën”, - tha kryeministrja, por ajo vuri në dukje se "është e çuditshme se si ky lajm i rremë përhapet nga këshilltarët e të ashtuquajturit Ministër të Punëve të Jashtme".

Kryeministrja serbe Brnabiç u shpreh se atë që i bëri të ditur Haradinaj se ky ishte një "lajm i rremë", megjithatë kjo sadopak ulë tensionet, të cilat sipas saj janë të larta në rajon.

Lajmi për t’u ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë në Kosovë ishte bërë i ditur nga këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj  i cili tha se ky vendim pasoi pas zhvillimeve të ditëve të fundit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy