Britania i thotë “Po” vetëvrasjes së asistuar

Britania i thotë “Po” vetëvrasjes së asistuar

Dhoma e Komunave Britanike miratoi të premten një projektligj për legalizimin e vetëvrasjes së asistuar, duke i hapur rrugën ndryshimit më të madh shoqëror të vendit.

Pas një debati që shpesh ishte i ngarkuar emocionalisht, ligjvënësit e mbështetën propozimin me 314 vota pro dhe 291 kundër.

Votimi i djeshëm ishte hera e dytë që Parlamenti Britanik e ka sjellë në plan të parë idenë e eutanazisë me ndihmën e mjekut. Një votim i ngjashëm u mbajt në nëntor të vitit të kaluar, pas muajsh shqyrtimi dhe debati të plotë në komisionet parlamentare.

Debati rreth legalizimit të vetëvrasjes së asistuar ka qenë përçarës si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit Britanik.

Projektligji u miratua me 314 vota pro dhe 291 kundër, duke kapërcyer pengesën më të madhe parlamentare, me një diferencë prej vetëm 23 votash.

Kjo mund të pasqyrojë shqetësimet e shprehura së fundmi nga disa organe dhe profesionistë mjekësorë nëse ky legjislacion mund të zbatohet në praktikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy