Tragjedia hekurudhore, kryeministri Mitsotakis kërkon ndjesë  

Tragjedia hekurudhore, kryeministri Mitsotakis kërkon ndjesë  

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar një ndjesë qytetarëve grekë dhe mbi të gjitha familjarëve të viktimave për tragjedinë në Tempi, ku u përplasën dy trena.

Ai kërkon falje personalisht por edhe në emër të të gjithë atyre që kanë qeverisur vendin prej vitesh, “sepse në Greqinë e vitit 2023 nuk mundet që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk ka vënë re" .

 Misotakis thekson se nuk do të fshihet pas gabimit njerëzor, pasi po të kishte përfunduar projekti i telekomandimit, ky aksident do të ishte praktikisht i pamundur të ndodhte.

“Fakti që Sistemi i Kontrollit Dixhital do të jetë plotësisht funksional brenda muajve të ardhshëm nuk është justifikim. Përkundrazi, më bën dhimbjen edhe më të madhe që nuk arritëm ta përfundonim para se të ndodhte e keqja”, thekson kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy