Topollai: Putin synon Ballkanin perëndimor, po kërkon të nxisë Serbinë

Topollai: Putin synon Ballkanin perëndimor, po kërkon të nxisë Serbinë

Diplomati Spartak Topollai thotë se baza e  konfliktit Rusi-Ukrainë, është lufta e Krimesë.

Duke folur për MCN TV, ai tha se Vladimir Putin dëshiron që të kthejë ëndrrën e Bashkimit Sovjetik.

“Putin veten e ndjen shumë të fuqishëm nga çdo pikëpamje, sundon me dorë të hekurt, është autokrat i shkëlqyer, ka një diplomat të fortë, si dhelpër, ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Por si Putin dhe Lavrov janë në pozitë të vështirë, nuk e mbrojnë dot veten. Shkelën vijën e kuqe. Ti e pushton dhe thua po vendos forca paqeruajtëse. Është shumë e dobët alibia”, u shpreh diplomati.

Ai deklaroi gjithashtu se sado që është dhelpër politike, Vladimir Putin, publikon shpesh video si vrasës kafshësh të egra dhe kjo nuk bëhet rastësisht, por sepse dëshiron që të tregojë sa i fortë është.

Sipas tij këto veprime që po bën, vijnë pasi Putin do ti bashkëngjisë Rusisë, dy republikat që iu njohu pavarësinë, Donetskun dhe Luhanskun.

Topollai, tha se synimi në një të ardhme të afërt është në Ballkanin perëndimor, edhe në republikat balltike, ku dëshiron ti trazojë ujërat.

“Në vendet balltike e ka vështirë se janë vende në NATO dhe BE. Vendi më i rrezikuar është Ballkani perëndimor. Ai përdor precedentin Kosovë, kur është puna për Krimenë dhe këto dy republikat tani. Por Kosova nuk ka asnjë lidhje as me historinë, as me gjuhën dhe kulturën me Serbinë, se është e pandarë nga kufijtë e trojeve shqiptare. Në Kosovë u ushtrua prej vitesh dhunë, gjenocid dhe kulmuan në kohën e Millosheviçit. Po kërkon të nxisë Serbinë”, deklaroi Topollai.

Diplomati kritikoi më tej Kryeministrin Edi Rama që nuk reagon, duke thënë se gjithçka e ka lënë në dorë të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy