Koronavirusi/ Në 24 orë, 117 raste pozitive (VIDEO)

Koronavirusi/ Në 24 orë, 117 raste pozitive (VIDEO)

Numri i rasteve pozitive me koronavirus në vendin tonë vijon të mbetet i lartë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 507 testime, nga të cilat 117 raste të reja.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84-vjeçare nga Shkodra, një 75-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020)
Testime totale 39690
Raste pozitive 4997

Raste të shëruara 2789
Raste Aktive 2060
Humbje jete 148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1111
Durrës 245
Shkodër 202
Vlorë 102
Lezhë 81
Fier 76
Korçë 71
Elbasan 48
Kukës 52
Berat 29
Gjirokastër 22

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy