Arritja e marrëveshjes për Demarkacionin, Thaçi: E rëndësishme për të ardhmen evropiane

Arritja e marrëveshjes për Demarkacionin, Thaçi: E rëndësishme për të ardhmen evropiane

Pas arritjes së marrëveshjes mes partive politike në Kosovë për Demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ka përgëzuar klasën politike të vendit për ratifikimin e marrëveshjes.

Kreu i shtetit ka deklaruar se marrëveshja e sotme e partive politike, është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, uniteti i tillë i subjekteve politike, duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve për temat nacionale.

Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve për temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social "Facebook".

Ndërkaq, liderët e partive politike sot pasdite kanë arritur konsensus që ta ratifikojnë Demarkacionin në Kuvend, pasi është një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy