Shisnin 29 kallëpe eksplozivi për 12 mijë euro, në pranga dy persona (VIDEO)

Shisnin 29 kallëpe eksplozivi për 12 mijë euro, në pranga dy persona (VIDEO)

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të cilët kishin përgatitur për shitje 29 kallëpe me lëndë eksplozive dhe 15 kapsolla detonatore.

Janë vënë në pranga B. B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës, të cilët do të shisnin lëndën e përgatitur eksplozive kundrejt 12 mijë eurove.

Dy autorët lëviznin në qytetin e Durrësit me një makinë në të cilën ishtë ngarkuar lënda ekplozive me qëllim shitjen e saj.

Autoritetet kanë bërë ndalinin e tyre në Sukth, ku kanë sekuestruar 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Trajektorja".

Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Sekuestrohen 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.

Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës eksplozive, të cilët do e shisnin atë kundrejt vlerës 12.000 euro.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Trajektorja ", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë, pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive, menjëherë kanë organizuar punën dhe në Sukth kanë ndaluar mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T. Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë eksplozive, me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat këta shtetas do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro. 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy