
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Lezhë, ku një punonjës gomisterie ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës. Teksa riparonte gomën e një trajleri, Spase Milloshi është goditur nga rrethi prej hekuri duke marrë plagë të rënda në kokë. Fatkeqësisht, 56-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.



