Eksperti i ekonomisë, Majlind Laziminë studion e MCN Economy ka komentuar lidhur me raportin e BERZH për tranzicionin, ku u shpreh se edhe ky vit do të jetë pothuajse aq i vështirë sa viti 2022.
Ai tha se masat shtrënguese duhet të shoqërohen me një paketë shumë më subvencionuese, ndërsa paralajmëroi se do të kemi një tkurrje tëinvestime.
Sipas tij, sinjalet pozitive duhet t’i japë Banka e Shqipërisë, pasi ne jemi të ekspozuar ndaj situatës gjeopolitike, ku ende jemi duke u përballur me vështirësi për lëndët e para.
Besoj se 2022 ishte në një farë mënyrë piku më i lartë i presionit të lartë inflacionist sepse vetë konflikti Rusi- Ukrainë ndikoi në shumë tregje. Në këtë kuptim do të ketë njëlloj zbutje të presionit inflacionist, megjithatë rreziku është i lartë, ekonomia shqiptare do të ketë ekspozim ndaj tregjeve ndërkombëtare, ndërsa ende nuk dihet se si do precipitojë ky konflikt Rusi-Ukrainë. Në këtë kuptim nëse do ketë një vitalizm të konfliktit ushtarak ka premisë që ekonomia të jetë viktima e parë e kësaj situate dhe mendoj se është herët për të dhënë një vendim konkludiv. Në njëfarë mënyrë do duhet të mbajmë në kontroll çmimet. Impakti ekonomik është akoma më i theksuar sepse tashmë mund të zbusim inflacionin, por rritja ekonomike do ndikohet.
Më tej ai shtoi se norma të larta të interesit do të reflektohen në kreditë ekzistuese, ndërsa theksoi se qeveria dhe Banka e Shqipërisë do duhet të japë sinjale pozitive për të inkurajuar biznesin.
Normat e larta të interesit do reflektohen te kreditë ekzistuese. Pra do kemi një rishikim të projekteve të biznesit dhe kjo normalisht me një rritje të kostos së parasë e cila do reflektohet me një tkurrje të konsumit, rënie të kredibilitetit dhe ekonomisë dhe kjo përkthehet në pak rritje ekonomike. Presioni i emigracionit është një çështje që ndikon në të gjithë sektorin e ekonomisë. Presim që si qeveria dhe Banka e Shqipërisë do duhet të japë sinjale pozitive për të inkurajuar biznesin. Padyshim ky është një nga impaktet që ka pasur konflikti, por sërish kemi një situatë të vështirë sa i përket lëndëve të para, në bujqësi, ushqim, pra kemi shumë elementë të tjerë që mund të ndërthurin disa kriza njëkohësisht.
Lazimi deklaroi se ekonomia jonë është e lidhur shumë me atë rajonale dhe se duhet të investohet më shumë në energji të rinovueshme. Sipas tij, fermerët janë ‘viktimat e para’ të rritjes së çmimeve.
Ekonomitë tona janë shumë të ndërlidhura me ato rajonale. Shqipëria si pjesë e ekonomisë rajonale dhe globale duhet të rimendojë më shumë për të investuar tek energjitë e rinovueshme. Shqipëria qartazi është e varur nga shiu dhe prurjet këtë periudhë ishin të mira, por ajo që është, sinjali i dhënë është se duhet të investojmë më tepër në energji të rinovueshme, siç janë panelet diellore. Sa i përket ushqimit, problemi është se fermeri janë viktimat e para të rritjes së çmimeve dhe kjo pastaj transferohet në të gjitha prodhimet e tjera, si ai bujqësor dhe ai blegtoral. Po të shohësh këto aspekte është gati-gati e pafalshme qe fermeri është në këto pozita. Pra arsyeja që ekonomia mbetet e prapambetur është dhe fakti që ekonomia shqiptare vuan për mungesë të stafit.



