I nënshtrohet operacionit në Turqi për ngritjen e të pasmeve, humb jetën 26-vjeçarja

I nënshtrohet operacionit në Turqi për ngritjen e të pasmeve, humb jetën 26-vjeçarja

Një viktimë e turizmit mjekësor në Turqi, raportohet të ketë ndodhur së fundmi. Bëhet fjalë për një nënë 26-vjeçare nga Mançesteri, e cila shkoi në Turqi për ngritjen e të pasmeve, një operacion plastik mjaft i zakonshëm tek femrat.

Demi Agoglia, 26 vjeç, nga Salford, Mançester, dyshohet se ka pësuar një atak në zemër të shkaktuar nga një emboli dhjamore, edhe pse mjekët thanë se operacioni i saj ishte i suksesshëm dhe ajo ishte nxjerrë nga spitali dhe po përgatitej të kthehej në shtëpi.

Agoglia, në hotelin ku po qëndronte për pak kohë me bashkëshortin e saj, u ankua për dhimbje gjoksi vetëm disa orë para se të kthehej në Mançester, raporton The Sun.

Sipas familjes së saj, ajo u kthye me urgjencë në klinikën e Stambollit për kontroll, por pësoi atak në zemër ndërsa ishte në një taksi që po e çonte në spital.

Burri i saj, Bradley Jones, tentoi që t’i vinte në ndihmë por pa rezultat. Nëna e re ishte akull e ftohtë kur mbërriti në spital, pavarësisht se mjekët e çuan në terapi intensive.

E reja u deklarua e vdekur të hënën.

Vëllai i 26-vjeçares, Carl, i cili është 37 vjeç, tha se familja dhe partneri i saj u përpoqën ta ndalonin që të vazhdonte operacionin pasi ata ishin të shqetësuar për sigurinë e saj, por ajo ishte e bindur. Madje, ajo kishte shkuar edhe herë tjetër në Turqi për një operacion në dhëmbë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy