Në mesin e të plagosurve nga tërmeti në Itali janë edhe 5 shtetas shqiptarë. La Repubilca raporton se 9 të lënduar mes tyre dhe 5 shqiptarë janë transportuar me helicopter drejt Romës këtë të mërkurë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani autoritetet flasin për 40 viktima, 2 500 të zhdukur dhe qindra të tjerë të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.



