Zhvillimet e javës së fundit, pas vendimit të Presidentit maqedonas, George Ivanov për të falur 56 politikanë nën hetim dhe kriza politike në Maqedoni kanë alarmuar bashkësinë ndërkombëtare.
Në tentativë për të rikthyer normalitetin në Maqedoni, 3 eurodeputetët - Vajgl, Kukan dhe Howitt, kanë ftuar në një takim në Vjenë udhëheqësit e 4 partive kryesore të Shkupit.



