
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Klement Balilit. Pretenca për Balilin pritet të jepet më datë 12 mars.
Shorti ka përcaktuar treshen e gjyqtarëve Flora Hajredinaj (kryetare) dhe Liliana Baku dhe Ardit Mustafai (anëtarë).
Klement Balili u dorëzua më 15 janar, një lëvizje që u bë pikërisht në momentin që Prokuroria e Krimeve të Rënda përmbylli dosjen e tij, duke e dërguar për gjykim.
Klement Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.



