
Skerdi Drenova nuk do të jetë më drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, mëson MCN TV.

Mësohet se Drenova ka dhënë dorëheqjen nga detyra e administratorit të OST-së, vendim që është pranuar nga bordi drejtues.
Mësohet se tashmë Skerdi Drenova do të zhvendoset në shoqërinë aksionere “Alb Gaz”. Ndërkohë, vendin e tij në OST e zë Elison Bici, nga OSHEE.
Kujtojmë që Drenova u emërua administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në janar të vitit 2019.



