Lukashenko: Nëse Ukraina intensifikon veprimet kundër Bjellorusisë, do të përgjigjemi

Lukashenko: Nëse Ukraina intensifikon veprimet kundër Bjellorusisë, do të përgjigjemi

Nëse Ukraina vazhdon të intensifikojë veprimet e saj kundër Bjellorusisë, ne do të përgjigjemi.

Një deklaratë e tillë vjen nga Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko në një intervistë për kanalin televiziv japonez Tbs, sipas raportimeve të agjencisë bjelloruse “Belta”.

Në kohën e konfliktit të 23-24 shkurtit po planifikonin të godisnin territorin e Bjellorusisë. Ne e parandaluam. Ukraina shkel kufirin tonë shtetëror me aeroplanë dhe helikopterë. Rusia i ofron Ukrainës, e di me siguri, një version absolutisht të pranueshëm të marrëveshjes. Dhe sot është ende e mundur që Ukraina të mund të bjerë dakord për marrëveshje me Rusinë. Nëse Zelensky nuk e bën, atëherë më besoni, ai do të duhet të nënshkruajë një akt dorëzimi së shpejti. Rusia nuk do të humbasë në këtë luftë. Jam 100% i bindur”.

Aleksandër Lukashenko, shihet si aleati kyç i Vladimir Putin, përballë agresionit ndaj Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy