Zgjedhjet e ardhshme/ Presidenti në kërkim të unitetit, sot konsultime me Alibeaj

Zgjedhjet e ardhshme/ Presidenti në kërkim të unitetit, sot konsultime me Alibeaj

Dita e djeshme e gjeti presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në takime me përfaqësues të grupimeve politike, me qëllim diskutimin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme lokale, ashtu siç parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Në takim ishin përfaqësues së opozitës, konkretisht: Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, dhe dy aleatët e tjerë të Partisë Demokratike, Dashamir Shehi e Vangjel Dule, dhe së fundi Ilir Meta, kreu i PL-së.

Sot ndërkaq presidenti, do të presë kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokrate, Enkelejd Alibeaj, ndërkaq të enjten pret për konsultim Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Taulant Ballën nga PS.

Në takimin e djeshëm është kërkuar 14 maji, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë, në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë parashikohet qartë se data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës.

Me gjasë duket që 14 maji do të jetë dita e përplasjes së radhës elektorale në Shqipëri, përkatësisht zgjedhjeve vendore në të gjitha bashkitë e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy