
Kaotike kanë qenë zhvillimet edhe në Partinë Demokratike Zyrtare. Pas një mbledhje të kryesisë që zgjati më shumë se 9 orë ku nuk munguan debatet mbështetësit e Bashës brenda dhe jashtë selisë imponuan mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 Korrik. Kjo bëri që disa deputetë të braktisin mbledhjen ndërsa nënkryetarja Jorida Tabaku të japë dorëheqjen.



