Facebook kërcënon se do të tërhiqet nga Europa

Facebook kërcënon se do të tërhiqet nga Europa

Facebook kërcënon se mund të mos i ofrojë shërbimet e tij në Bashkimin Evropian pas një vendimi nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave.

Kjo vjen pasi Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave i dërgoi kompanisë së mediave sociale një urdhër paraprak muajin e kaluar për të ndaluar transferimin e të dhënave të përdoruesve evropianë në SHBA.

Facebook u përgjigj duke ngritur një proces gjyqësor që sfidon vendimin e DPC.

Në një deklaratë betimi të paraqitur këtë javë, Yvonne Cunnane, e cila drejton shërbimin e Facebook në  Irlandë për mbrojtjen e të dhënave dhe këshilltare e përgjithshme i asociuar – u shpreh se vendimi i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) "ka të ngjarë të ketë efekte të konsiderueshme negative në Facebook".

"Në rast se Parashtruesi (Facebook) i është nënshtruar një ndalimi të plotë mbi transferimin e të dhënave të përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, siç duket të jetë ajo që propozon DPC, nuk është e qartë për Parashtruesin se si, në rrethana të tilla, ai mund të vazhdojë të të sigurojë ndër të tjera shërbimet e Facebook dhe Instagram në BE".

Facebook thotë se iu dhanë vetëm tre javë kohë për t'iu përgjigjur vendimit të DPC, diçka që ata e quajnë "qartësisht të papërshtatshme".

"Besojmë se një periudhë prej 3 javësh për t'iu përgjigjur çështjeve komplekse të ngritura në Projektvendimin Paraprak është qartësisht e papërshtatshme, veçanërisht në funksion të kompleksitetit dhe të seriozitetit të pasojave të tij të mundshme anësore”, thuhet në dokumentin e paraqitur nga Facebook.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy