I dyshuar për katër vepra penale/ Hoxha shpjegon arsyet pse shkeli për herë të parë në SPAK, ish-ministri Arben Ahmetaj

I dyshuar për katër vepra penale/ Hoxha shpjegon arsyet pse shkeli për herë të parë në SPAK, ish-ministri Arben Ahmetaj

Për herë të parë, ish-ministri Arben Ahmetaj u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u pyet për rreth 6 orë nga oficerët e BKH-së. Ahmetaj u pyet si person nën hetim, në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK ndaj Ahmetajt për katër akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshmem shpjegoi gazetari Artan Hoxha, në studion e “Të Paekspozuarit”. Pritej prej kohës që Ahmetaj të merrej në pyetje. Dy prokurorët e kanë marrë në pyetje, pjesa më e madhe e kohës është për çështjen e inceneratorëve, sepse kemi vetëm inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit që janë në gjykim. Ai është thirrur sepse ky nuk ka qenë i përfshirë në të dy dosjet. Ai është pyetur edhe për shkak të dijenisë dhe informacionit që mund të ketë pasur. Pjesa tjetër ka qenë për shpërdorimin e detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash. Pastaj ka një pjese të denoncimit të fundit për faturat e hoteleve dhe disa udhëtimeve që ka bërë jashtë vendit me shpenzime të paguara nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy