Policia ndërhyn gjatë natës për të shpërndarë protestuesit e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj përfundon në spital

Policia ndërhyn gjatë natës për të shpërndarë protestuesit e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj përfundon në spital

Gjatë natës së lënë pas, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit e “Shqipëria Bëhet” të cilët prej afro një muaji, vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë.

 

Gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e tyre dhe çmontimin e çadrës së ngritur, mësohet se ka mbetur i dëmtuar dhe ka përfunduar në spital, drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj.

 

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Lapaj e paralajmëron Kryeministrin se nuk do të tërhiqet.

 

Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. 

 

I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. 

 

Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.  Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! 

 

Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.  I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy