Korsikë, protestojnë përpara vizitës së Macron (VIDEO)

Korsikë, protestojnë përpara vizitës së Macron (VIDEO)

Mijëra nacionalistë të ishullit të korsikës kanë protestuar duke kërkuar liri më të mëdha për ishullin francez, tre ditë përpara një vizite nga presidenti Emmanuel Macron.

Organizatorët e protestës thanë se deri në 25,000 vetë morën pjesë në demonstratën në kryeqytetin Ajaccio të ishullit.

Marshimi u hap me vajzat e reja që mbanin flamurin e Korsikës mbi shpatullat e tyre, ndërsa turma këndonte këngën "Luftë për pavarësinë" .

Një prej kërkesave kryesore të nacionalistëve ishte dhe amnistia për të burgosurit gjatë protestave pro pavarësisë.

Nacionalistët gjithashtu duan njohjen e gjuhës së korsikës si gjuhë zyrtare në institucione dhe njerëzit nga pjesët e tjera të Francës tu ndalohet blerja e pronave në ishull.

Protesta kishte për qëllim "të bindë" presidentin e Francës, Macron për të hapur një dialog.

Nacionalistët, të cilët kanë qeverisur ishullin prej 330,000 vetësh gjatë dy viteve të fundit, arritën performancën e tyre më të mirë në zgjedhjet rajonale të dhjetorit.

Aleanca e Korsikës fitoi dy të tretat e vendeve në një asamble të re rajonale, një rezultat që i dha një mandat të fortë për të kërkuar më shumë autonomi nga shteti i centralizuar francez.

Macron do të vizitojë Korsikën pikërisht njëzet vjet pasi zyrtari më i lartë francez në ishull, Claude Erignac, u qëllua për vdekje më 6 shkurt 1998 nga një aktivist pro pavarësisë.

Ai ka thënë më parë se është i hapur për dialog, por përjashtoi të bëjë ndryshime në kushtetutë, duke refuzuar në mënyrë efektive kërkesën e nacionalistëve për status të posaçëm për territorin.

Korsika, e njohur për plazhet më të mira në Evropë dhe vendlindja e Napoleonit, dikur ishte një shtrat i fuqishëm i militantizmit të dhunshëm anti-francez.

Për dekada militantët kanë zhvilluar një fushatë të armatosur çlirimtare, por në vitin 2014 ata shpallën një armëpushim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy