
Drejtori i hetimeve për trafikimin e qenieve njerëzore në Policinë e Kosovës u pezullua nga puna pas denoncimit të së shoqes për dhunë në familje. Mediat e Kosovës raportojnë se Riza Murati u pezullua nga detyra me vendim të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Vendimi bazohet në denoncimin që ka bërë ditë më parë gruaja e tij për dhunën psiqike e fizike që burri ka ushtruar mbi të.
“Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor.
Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.



