Kim pas takimit me Bashën: PD s’mund të bëjë përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën

Kim pas takimit me Bashën: PD s’mund të bëjë përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kim u shpreh se pak pasi ishte kthyer nga Washingtoni kishte udhëtuar drejt selisë blu për tu takuar me kryedemokratin Basha. Ambasadorja tha se në Washington u takua me drejtues nga të gjitha agjencitë, përfshirë DASH dhe Shtëpinë e Bardhë ku u ka dhënë informacione shefave dhe kolegëve të saj mbi situatën në Shqipëri.

Më tej Kim tha se Partia Demokratike tani ndodhet në një pozitë të vështirë, por shumë shpejt ajo të jetë e fortë, por megjithatë ambasadorja shtoi se  ajo nuk mund ta bëjë atë nëse një këmbë i ka mbetur në të shkuarën.

Ambasadorja tha se Washingtoni është tejet serioz në luftën kundër korrupsionit, ndërsa dha mesazhin se ata që synojnë të vendosin SHBA-në kundër shtetit shqiptar i thonë se janë gabim.

Sapo erdha para pak orësh nga Washingtoni ku kisha mundësinë të bisedoja me shefat, liderët e agjencive përfshirë DASH dhe Shtëpinë e Bardhë.

Iu dhashë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Washingtoni.

Ndava me kryetarin Basha që Washingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar ngusht me PD.

E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të forta me PD.

Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri.

Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon.

E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet tani në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por vërtetë shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet.  

Por nuk mund të bëhet para nëse njëra këmbë ka mbetur e bllokuara në të shkuarën.

Sa i përket Washingtonit jemi tepër serioz në luftën kundër korrupsionit dhe jemi gati ta sulmojmë pavarësisht se ku ndodhet, rangut apo partisë.

Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe ofenduese.

Dua t’ia kujtoj çdokujt që me 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej, presidenti i Amerikës tha që Shqipëria do vazhdojë të qëndrojë më e fortë. 

I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është që Shqipëria jo vetëm do vazhdojë, por do jetë më e fortë dhe sovrane.

Atyre të cilët synojnë të vendosin SHBA kundër shtetit shqiptar, do ti them që e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë sa i përket pavarësisë, sovranitetit nuk ka për të ndryshuar, pozita jonë sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara kemi ende punë për të bërë.”, tha ambasadorja Kim.

Kujtojmë se krydemokrati Basha bëri publike vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha më 9 shtator, një ditë pas mbledhjes së parlamentit të ri.

Pas kësaj Berisha ka nisur turin e takimeve me demokratët në të gjithë vendin duke kërkuar rikthimin e tij në parti përmes mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy