Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovison, Linda Halimi ka performuar e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës që zhvillohet në Kiev të Ukrainës. Linda Halimi perfomoi këngën e saj “World”, ndërsa mori duartrokitjet e publikut.
Kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares.
Ajo ka përfaqësuar vendin me një performancë dinjitoze më këngën ‘World’ . Interpretimi i Lindës ishte shumë potent, shoqëruar me skenografinë e veçantë. Nuk munguan duartrokitjet e publikut për interpretimin e saj.
Linda këndoi e 4-ta në këtë gjysmë finale pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë. Eurovisioni këtë vit mbahet në Kiev të Ukrainës. Në mbyllje të performancë Linda ka falenderuar në gjuhën shqipe.
Të gjithë shqiptarët që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse të natës së parë si: Suedi, Gjerogji, Australi, Belgjikë, Mal i Zi, Finlandë, Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Poloni, Moldavi, Islandë, Republikë Çeke, Armeni, Qipro, Slloveni e Letoni mund të votojnë këngën shqiptare performuar nga Lindita Halimi në kodin me numër 4, në numrin që gjendet në televizionin e shtetit përkatës që transmeton Eurovizonin.



