Samir Mane zgjerohet në plazhin e Palasës (VIDEO)

Samir Mane zgjerohet në plazhin e Palasës (VIDEO)

Qeveria ka zgjeruar sipërfaqen e bregdetit që kalon në favor të investitorit strategjik "Green Coast", pjesë e Balfin Group. Përmes një vendimi të propozuar nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, Këshilli i Ministrave ka shtuar sipërfaqen në bregdetin e Palasës që i jepet kompanisë, e cila zotërohet nga biznesmeni Samir Mane. Po kështu, vendimi ka zgjatur edhe me 10 vjet të tjera të drejtën e përdorimit që kjo kompani ka për plazhin e Palasës nga 20 vjet që ishte në 30 vjet. 

Sipërfaqja e re që shtohet nuk është bërë publike, pasi qeveria nuk e ka publikuar shtojcën e vendimit me koordinatat e reja. Por veç kësaj, në vendim, kompanisë i është dhënë e drejta që në rast se dëshiron mund të kërkojë sipërfaqe të tjera plazhi në përdorim. 

Kompania "Green Coast" ka ndërtuar në bregdetin e Palasës resortin turistik me të njëjtin emër. Por dy ditë më parë, Këshilli Kombëtar miratoi lejet edhe për dy investime të tjera të kësaj kompanie, përkatësisht një hotel dhe një resorti të ri turistik në zonën e Himarës.

Për të nxitur investimet në turizëm qeveria miratoi një ligj të posaçëm, i quajtur ligji për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë. Përmes tij shteti krijon favore për investitorët, jo vetëm në dhënien e tokës shtetërore në bregdet, por edhe lehtësira të tjera.

Ligji kontrovers është denoncuar nga ekspertët si një akt që po përdoret për të tjetërsuar masivisht tokat në zonat më të lakmuara të bregdetit. Veçanërisht vitet e fundit, kur interesi për investimet në turizëm është rritur ndjeshëm.   

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy