Një autobus udhëtarësh ka marrë flakë në “Rrugën e Kombit”.
Lajmi është publikuar nëpërmjet një videoje në rrjetin social Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, për këtë ngjarje ka munguar gatishmëria dhe shërbimi i duhur nga autoritetet.
“Merr flakë autobuzi në Rrugën e Kombit, zero gadishmëri apo shërbim zjarrfikësish”, është shprehur z. Berisha në postimin e tij.



