“Grurë do ketë, Ukraina e ka ulur goxha çmimin”, Kristuli: Për vajin do jetë më keq

“Grurë do ketë, Ukraina e ka ulur goxha çmimin”, Kristuli: Për vajin do jetë më keq

Kreu i Unionit Agroushqimor Theodhor Kristuli deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se situata me grurin do të përmirësohet duke qenë se tanimë importohet edhe nga Ukraina, dhe ky shtet e ka ulur çmimin.

Në fabrika sot do ta gjesh me 80 lekë kilogrami. Për mua nëse është 110 lekë është abuzim. S’ka lidhje ky çmim sepse çmimet janë më të lira. Mund të ketë hallka abuzive, por çmim 110, po të jetë ndonjë miell i cilësisë më të lartë, ndoshta…Po importojmë grurë nga Serbia, me Serbinë kemi pasur 20 mijë tonë, para dy muajsh, kontrata. Ata kanë plotësuar jo vetëm kontratat që kemi pasur ne, por kanë shitur edhe për konsumatorë të tjerë. Grurë do ketë, por çmimet kanë qenë më të larta. Marrim grurë nga Rumania, sot vjen edhe nga Ukraina. Situata do përmirësohet. Ukraina e ka ulur goxha çmimin. Po mban një çmim goxha të arsyeshëm. Nëse sot themi është 250 është pranueshëm. Gjermania e ka 364. Shumica e vendeve e kanë 100 dollarë më tepër. Rusia është po në këtë nivel 350, 360. Kjo ka shenjën e mirë dhe të keqe. Shijen e mirë se çmimi do ulet, por shije të keqe se Rusia duke qenë konkurrent kryesor me Ukrainën, mund të vendos kushte, do ta kalosh por me çmimin që themi ne. Sot çmimi i bursës është 254 dollarë nga Ukraina. Bllokimi që ka qenë, bëhet fjalë për bllokimin e Detit të Zi”.

Kristuli tha se për vajin do të jetë një situatë më e vështirë, por shtoi se ky produkt s’ka ndikimin e drithërave. Po ashtu Kristuli u shpreh kundër Bordit të qeverisë për përcaktimin e çmimeve.

Në pjesën e parë të luftës ishin pak më skeptik. Kam qenë skeptik sepse 70 për qind e vajit të lulediellit, 60 për qind e prodhon Ukraina dhe 10 për qind Rusia. Në momente lufte kihet parasysh që s’do prodhohet sezonin që vjen. Por edhe grurë është prodhuar, 30 për qind më pak. Për vajin do jetë më keq, situatë më e vështirë, por s’kanë impaktin e drithërave. S’kam qenë asnjëherë dakord me Bordin e çmimeve. Bordi ka pasur edhe çmime më të larta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy