Vendimit të marrë dje nga Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë për “bojkot total pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore dhe bojkot masave të sigurimit me afat10 ditor, i janë bashkuar të gjithë avokatët e Elbasanit, të cilët që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.
Bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve të Elbasanit do të jetë pa afat, ndërkohë që do të bojkotohen me një afat 10-ditor edhe të gjitha masat e sigurisë.
Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe si edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.



