Shqipëria votoi! Mbyllet zyrtarisht procesi, ja sa shqiptarë morën pjesë në këto zgjedhje

Shqipëria votoi! Mbyllet zyrtarisht procesi, ja sa shqiptarë morën pjesë në këto zgjedhje

Shqipëria votoi sot për të zgjedhur Parlamentin e ri! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu me 60 minuta procesin e votimit në vend. Me 6 vota pro dhe LSI qe doli kundër, vendimi u miratua dhe qendrat e votimit u mbyllën në orën 20:00.

Pas këtij vendimi ka nisur grumbullimi dhe transportimi i kutive drejt qendrave të numërimit.

Sipas KQZ-së, në shkallë vendi pjesëmarrja ka qenë rreth 44 përqind. Gjithnjë sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, rezulton se Kukësi është i vetmi qark ku kanë votuar më shumë se gjysma e personave më të drejtë vote, ndërsa Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët, rreth 36 përqind.

Kështu, në Kukës kanë votuar 53.21 e votuesve, në Berat 41.27 përqind, në Dibër, 43.75 përqind, Elbasan 44.58 përqind, Fier, 49.31 përqind, Gjirokastër 41.53 përqind, Korçë 47.19 përqind, Lezhë 44.55 përqind, Shkodër 40.85 përqind, Tiranë 47.85 përqind dhe Vlorë 35.9 përqind.

KQZ publikoi të dhënat edhe sa i takon gjinisë, ku tha se në total vetëm 19.35 përqind e votueseve femra kanë ushtruar të drejtën e votës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy