Pas hipotekave Rama u kërkon të largohen edhe drejtorët e spitaleve dhe Shëndetit Publik (VIDEO)

Pas hipotekave Rama u kërkon të largohen edhe drejtorët e spitaleve dhe Shëndetit Publik (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama pas largimit të drejtuesve të Hipotekave bën një tjetër hap. Sot në kryeministri ai ka ftuar drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, tha  Rama.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij theksoi se asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtia dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Ai nuk nguroi të thotë se ashtu si godinat edhe drejtorët janë bërë pis.

“Kjo është plagë e trashëguar, por pastërtia është A-ja. Nuk besoj se spitalet para viteve 90-të ishin shëmbëlltyrë e ultrafinancimit, por po të krahasosh nivelin e higjienës pastërtisë dhe nivelit të gatishmërisë nuk jemi 27 vjet para, por 270 vjet pas”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy