Dhuna në familje dhe grupet kriminale janë çështjet që po diskutohen në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë. Gjatë mbledhjes, deputeti i PD, Flamur Noka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit lidhur me trafikun e drogës.
“Një Shqipëri që është vend tranzit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme. Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane. Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën. Ato që thashë nuk bazohen në hamendje. Deklaratat e prokurorisë dhe informacionet e shërbimit sekret flasin për përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit janë të lidhur me drogën.
Partnerët ndërkombëtarë sidomos ata amerikane e kanë evidentuar këtë”, deklaroi Noka.



