Kim Kardashian pret fëmijë e tretë, tani me nënë surrogato

Kim Kardashian pret fëmijë e tretë, tani me nënë surrogato

Pasi plasën thashethemet se ajo është duke pritur fëmijën e saj të tretë nëpërmjet një nëne surrogate me burrin Kanye Ëest,  Kim Kardashian ka thyer heshtjen, duke thënë 'kur ne të jemi gati do të flasim për këtë”. Më parë, duke folur me “E! news” në Nju Jork të premten, Kim e kishte mohuar duke thënë: 'Kaq shumë fjalë e detaje, që unë kurrë nuk i kam dëgjuar '. Më herët, faqja e lajmeve njoftoi se çifti i famshëm, Kim dhe Kanye thuhet se po përgatiten për zgjerimin e familjes së tyre. Raportohet fillimisht në korrik se Kim zgjodhi rrugën e zëvendësimit të mitrës për shkak të komplikimeve shëndetësore gjatë dy shtatzënive të para.

Kim, e cila u rrezikua t’i ndodhte “placenta accreta” gjatë lindjes së dy fëmijëve të tjerë , thuhet se është drejtuar në një agjenci për të gjetur zëvendësuesen e duhur.

Agjencia TMZ pretendon se çifti i famshëm ka paguar 45,000 dollarë për zëvendësuesen për të mbajtur fëmijën e tretë. Nëna surrogato është një vajzë afrikano-amerikane e diplomuar në kolegj,  e cila është martuar  prej 5 vjetësh dhe ka dy fëmijë.

"E gjithë familja është e gëzuar. Kim kishte kërkuar një zëvendësuese pre disa muajsh deri kohët e fundit, kur ajo e gjeti kandidaten e përsosur, " tha një burim i revistës “People”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy