Këshilltari rus në OKB jep dorëheqjen: Më vjen turp nga vendi im

Këshilltari rus në OKB jep dorëheqjen: Më vjen turp nga vendi im

Ka mbërritur dezertimi i nivelit të parë në diplomacinë ruse, pas polemikave lidhur me ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Këshilltari rus me mision në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Boris Bondarev, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke kritikuar veprimet e Moskës në Ukrainë.

Një fakt i tillë është bërë i ditur me anë të një postimi në Twitter, nga avokati ndërkombëtar Hillel Neuer.

Nuk kam pasur kurrë aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt. Një krim kundër popullit ukrainas dhe ndoshta më i rëndë se ato që mund të jenë kryer ndonjëherë kundër atij rus.

Kështu është shprehur Bondarev, në një deklaratë që po qarkullon edhe në mesin e diplomatëve të huaj në Gjenevë.

Këshilltari rus, pjesë e diplomacisë që nga viti 2002 dhe në misionin në Zvicër që nga viti 2019, e quan më tej ministrin e Jashtëm, Serghei Lavrov, si një shembull të shkëlqyer i degradimit të sistemit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy