Aktualisht në tre strukturat spitalore të ngritura enkas për pëballimin e situatës së Covid-19 janë të lira 15-20% e shtretërve. Në një komunikim me mediat, ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu, tha se në rast nevoje është gati struktura e re spitalore, Covid 4 për trajtimin e pacientëve të rinj.
“Kemi të zënë 420 shtretër. Rreth 15-20 % e shtretërve janë të lirë në tre strukturat, Covid 4 është gati në rast të mbushjes së tre strukturave të tjera”, tha ajo.
Sipas Manastirliut, situata e Covid-19 në vendin tonë paraqitet më e lehtë në raport me vendet e rajonit dhe ato të Europës.
“1042 raste për 100 mijë banorë, incidenca më e ulët se mesatarja e rajonit dhe Europës”, tha ajo.
Manstirliu tha se përveç incidencës, këtë e mbështet edhe mortaliteti.
“646 humbje jete, mortaliteti më i ulët se mesatarja e rajonit”, tha ajo.
Ndërkohë, në javën e 46 të pandemisë, sipas statistikave janë 518 rastet e reja, 52% e këtyre rasteve dhe 48% janë meshkuj. Grupmosha më e prekur është 65-74 vjeç dhe më lart.



