Gjykata në Los-Anxheles ka lëshuar një aktakuzë të re për krime seksuale kundër Harvey Weinstein. Aktakuza e re u ngrit pak orë pasi filloi gjyqi i parë kundër ish-regjisorit në Nju-Jork. Avokati i qytetit të Kalifornisë, Jackie Lacey e akuzon ish-shefin e Miramax për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin seksual të një tjetre në data 18 dhe 19 shkurt 2013, disa ditë para natës së çmimit “Oscar”, të dyja në dhomat e hoteleve.



