Hong Kong, protesta kundër projekt-ligjit të ekstradimit (VIDEO)

Hong Kong, protesta kundër projekt-ligjit të ekstradimit (VIDEO)

Qindra mijëra njerëz po marshojnë në Hong Kong kundër ligjit, i cili sipas kritikëve mund  të lejojë që kundërshtarët politikë të Kinës të hyjnë në territor.

Protestat mendohet të jenë ndër më të mëdhatë që  nga Lëvizja Umbrella e vitit 2014, ku qindra mijëra vetë dolën të protestonin nëpër rrugë.

Projekt-ligji  kontradiktor i ekstradimit mund të lejojë që kriminelët e dyshuar të dërgohen në Kinë për gjykim.

Udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam, ka nxitur miratimin e ndryshimeve në ligj para korrikut. Mbështetësit e këtij projekt-ligji thonë se ekzistojnë masa mbrojtëse për të parandaluar që dikush të përballet me persekutim fetar apo politik, teksa ekstradohet në territorin e Kinës.

Por kritikët e tij thonë se ata të ish-kolonisë britanike do të ishin të ekspozuar ndaj sistemit të drejtësisë problematik të Kinës, çka do të çonte në dëmtim mëtejshëm të pavarësisë gjyqësore.

Protestuesit, një gamë e gjerë njerëzish: biznesmenë, avokatë, studentë, figura pro-demokraci dhe grupe fetare, marshuan në të nxehtin e madh veshur me të bardha.

"Ky është fundi i lojës për Hong Kongun, është çështje jete ose vdekjeje. Prandaj kam ardhur.  Ky është një ligj i keq", tha një nga protestuesit.  /Sipas BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy