Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos nisë hetimet pas kallëzimit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ministres Ogerta Manastirliu, kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, kryebashkiakes së Lushnjes Eriselda Sefa dhe kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi.
Vokshi ka bërë një kallëzim duke pretenduar se të lartpërmendurit kanë kryer veprat penale të “Përdorimit të funksionit public për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore” me qëllim favorizimin e PS në zgjedhjet e 11 majit.
SPAK ka konstatuar se nuk jemi para një vepre penale dhe ka vendosur të mos nisë hetimet.



