GJKKO ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhelal Rrajën.
Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Revanshi”. Vëllai i ish-deputetit të PS dyshohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
"Gjykata ka vlerësuar masën e sigurisë ndaj Xhelal Rrajas, i cili ishte në kërkim prej disa javësh, në kuadër të operacionit ‘Revansh’, ku u përfshi në ngjarjen e dhunshme të Thumanës, aty ku ndërmjet dy fiseve pati një përplasje fizike. ‘Metamorfoza 2’ është procesi, ose operacioni ‘Revansh’, që ka zbuluar përmes kodeve të enkriptimit, Sky dhe Enkrochat. Xhelal Rraja përpara gjykatës i ka mohuar akuzat. Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK, ka nevojë për kohë, ka nevojë për hetime të thelluara, dhe ai do qëndrojë në qeli. U arrestua pak ditë më parë në zonën e Zogut të Zi, në një qendër tregtare, dhe që prej atij momenti është mbajtur në paraburgim. SPAK po kryen hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, vrasje me pagesë, trafik të armëve, armëmbajtje pa leje, por edhe trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata ka konfirmuar lënien në fuqi të arrestit me burg dhënë në mungesë. Vet Xhelal Rraja ka deklaruar s’e s’ka lidhje me akuzat dhe s’ka përdorur kodin enkrochat”.



