Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me aksionin për prishjen e objekteve të cilat pengojnë realizimin e projektit të shëtitores ‘Lungomare’ dhe projektet e bashkisë.
Gjatë mesditës së sotme, IKMT ka shembur një objekt në zonën e Ujit të Ftoftë.
Behet fjale per nje ure lidhese mes nje hoteli në këtë zonë që shërbente kryesisht gjate sezonit turistik, ndërsa lartësia e saj shkonte deri në katër metra.
Nga IKMT konfirmohet se do të ketë edhe objekte të tjera të cilat pritet të shemben, ndërsa janë në fazën e studimit dhe vlerësimit përgjatë kësaj zone.



