Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë së Pogradecit pas kontrolleve intensive të orëve të fundit për goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike si dhe kapjen e personave në kërkim.
Kontrollet në kuadër të procedimit të nisur një javë më parë për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11 janar 2025, ku shtetasi S.S., tentoi të vriste me mjet prerës shtetasin N.A.
Në operacion u përshinë 200 forca police nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
Në kuadër të operacionit në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u ushtrua kontroll në banesat e 28 personave, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.
Si rezultat i kontrolleve masive të kryera në të njëjtën kohë në të gjitha lagjet e qytetit Pogradec, u arrestuan në flagrancë ku nga kontrolli i ushtruar këtyre banesave janë arrestuar në flagrancë:
-Fation Bono, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lekë, 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine në banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.
-Aldi Hoxha, 34 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, dy armë të ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumë monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.
-Eris Çekani, 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.
-Denis Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).
-Arbri Berberi, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)
-Enxhi Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celularë i janë gjetur llogari (açounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mijë lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.



