Tre shqiptarë u arrestuan me 1 kuintal hashash në Verona të Italisë. Fillimisht policët kishin pikasur një cift shqiptarësh që bënin lëvizje të dyshimta në një bar dhe më pas hynë në makinë, ku erdhi një person i tretë. Pas kontrollit të makinës u gjetën 10 pako 10 kilogramëshe me hashash, ndërsa policia ndërhyri duke arrestuar shqiptarët. Ende nuk dihet nëse droga ishte blerë në Shqipëri, ndërsa hetimet po vijojnë.



