Rama prezanton 12 Prefektët e rinj, janë ish-ushtarakë (VIDEO)

Rama prezanton 12 Prefektët e rinj, janë ish-ushtarakë (VIDEO)

Dymbëdhjetë prefektët e rinj janë zgjedhur nga rradhët e ish ushtarakëve. Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median për të prezantuar prefektët e rinj, pak orë pasi u mësua shkarkimi i 12 prefektëve.

Numri një i qeverisë deklaroi se prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura. Kreu i qeverisë tha se lipset një ridimensionim tërësor i institucionit të prefektit.

“Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes pas një sërë reformash rrënjësore, lipset edhe një isntitucion i Prefektit i ridimensionuar tërësisht si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe i qeverisë në cdo qark. Nëse do kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije në një pozicion letargjik dhe ndërkohë dinamika e re e kësaj faze qeverisje dhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga kjo fazë kërkon një qasje e një profil të ri të figurës së prefektit”, tha Rama.

Nga nesër prefekti i Kukësit do jetë një kolonel në rezervë, Zenep Bucana. Dibrës Shebedin Shehu. Shkodrës Cesk Millja. Lezhës Gjergj Prendi major në rezervë. Durrësit kapiten i rangut të parë. Elbasanit gjeneral major në rezervë, shef i shtabit të ëprgjithshëm i FA.
Fierit kolonel në rezervë, drejtori i modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes Baki Bala. Berat kapiten i rangut të parë të forcave detare ne rezerve, Arilla Dafa. Vlorës, me arsim ushtarak e civil në nivelin universitar Flamur Mamaj. Korcësm, gjeneral brigade ne rezerve, Dhori Spirollari. Gjirokastrës, kapiten i rangut të parë të forcave detare ne rezerve, Astrit Aliaj. Prefektja e Tiranës e para kolonele ne historinë e FA Suzana Ajollari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy