Platforma sociale e njohur në botë, "Twitter", vendosi të bllokojë përfundimisht ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për nxitje të përsëritur të dhunës.
Drejtori financiar i kompanisë “Twitter”, Ned Segal, u shpreh se Trump nuk do lejohet të hapë një llogari në këtë rrjet social edhe nëse kandidon sërish për president të SHBA-ve.
“Sipas rregullave tona, kur përjashtoheni nga platforma, ju përjashtoheni përfundimisht, pavarësisht nëse jeni një komentator, një drejtor financash, një ish apo politikan aktual”, tha Segal.
Donald Trump u përjashtua edhe kur ishte president, ndërkohë që mbaheshin zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Në janar, pas sulmit të mbështetësve pro-Trump në Kapitol Hill, "Twitter" pezulloi dhe më pas fshiu llogarinë e Donald Trump.
Trump gjithashtu është pezulluar për një kohë të pacaktuar edhe në YouTube, Facebook dhe Instagram . Facebook i ka dhënë përgjegjësinë Bordit të tij Mbikëqyrës nëse do të rivendosë hyrjen e Trump në llogaritë e tij.



