Ngjarja në Sarandë, Tushi: Akti individual, shkaqet mund të kenë qenë personale ose sociale! Gruaja ka pasur nevojë të diagnostikohet (VIDEO)

Ngjarja në Sarandë, Tushi: Akti individual, shkaqet mund të kenë qenë personale ose sociale! Gruaja ka pasur nevojë të diagnostikohet (VIDEO)

Sociologu Gëzim Tushi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se ngjarja e rëndë në Sarandë ku një nënë e re u hodh nga materniteti së bashku me fëmijën e saj të porsalindur është një nga ngjarjet më të rënda. Tushi tha se duhen parë rrethanat që e kanë diktuar nënën të ndërmarrë një akt të tillë ,akt i cili mund të ketë ardhur për shkak të problemeve të shëndetit mendor ose që mund nga rrethana të jashtme.

Padyshim ngjarja është shumë e rëndë, të marrësh jetën e fëmijës të porsalindur është makabre. Ky është akt individual që ka shkaqet e veta që mund të jenë personale por edhe sociale. Nuk kemi akoma një diagnostikim të saktë të nënës, nuk dihet nëse nëna ka pasur devijanca, duhet parë në tërësi, informacioni është i kufizuar e konkluzionet nuk mund të jetë shteruese. Besoj se është një nga ngjarjet më të rënda. Vrasjet e fëmijëve janë aktet më të shëmtuara dhe nga ana sociale shumë të rënda. Duhen parë rrethanat që e kanë diktuar nënat, ose do jenë shkaqe të problemit shëndetësore ose do të thotë që janë rrethana të jashtme.

Tushi tha se është e pajustifikueshme që një nënë të marrë jetën e fëmijës së saj edhe kur shtatzanitë janë të padëshiruara.

Padiskutim, problem i shtatzënisë sidomos kur është e padëshiruar këto shkaqe që mund të diktojnë, çdo shkak që mund të jetë nuk mund të justifikohet që një nënë mund t'i marrë jetës fëmijës së vet. Edhe vrasja e prindit nga fëmija është shtazarake. Në të gjitha rastet sido të ketë ardhur shtatzënia,  fruti i kësaj marrëdhënie nuk mund ti marrësh jetën pasi ka zgjidhje.

Tushi shtoi më tej se ka institucione që kujdesën për fëmijët edhe në raste të një fëmijë të padëshiruar duke shtuar gjithashtu se materniteti është një institucion shumë i rëndësishëm ku duhet të jetë i pranishëm prania e psikologut dhe punonjësit social.

Gruaja ka pasur nevojë të diagnostikohet nga materniteti, psikologu.

Unë nuk e di, nuk ka institucion më të rëndësishëm se materniteti për të pasur psikolog dhe punonjës social. Marrja e një akti të tillë, është një nga aktet më të shëmtuara. Të paktën do kishin shpëtuar jetën e fëmijës. Ka institucione që kujdesen për fëmijët. Shteti në Shqipëri i ka institucionet për t’i mbajtur në mbrojte, në vend që të marrin akte të tilla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy