Rekrutimi i ushtarëve sfidë për Europën, po mendohet përfshirja e më të rinjve

Rekrutimi i ushtarëve sfidë për Europën, po mendohet përfshirja e më të rinjve

Gjermania duhet të zgjerojë ndjeshëm forcat e saj të armatosura dhe po arrin në përfundimin se e vetmja mënyrë e mundshme për ta bërë këtë është futja e një forme të shërbimit kombëtar.

Letonia bëri këtë së fumdi së fundmi. Po ashtu Suedia dhe Lituania iu bashkuan radhëve të vendeve evropiane me shërbim ushtarak disa vite më parë. Mbretëria e Bashkuar, e cila  i dha fund shërbimit ushtarak shumë kohë para përfundimit të Luftës së Ftohtë, e ka hedhur po ashtu këtë ide.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius po përpiqet të zgjidhë një problem gjithnjë e më urgjent, mungesën e ushtarëve në Bundeswehr.

Gjermanisë i mungojnë tashmë rreth 50,000 nga 230 mijë deri në 240 mijë ushtarë. Pistorius i njohur si një politikan pragmatist, ka në mendje një zgjidhje praktike, krijimin e një   “shërbimi të ri ushtarak” bazuar në shërbimin ushtarak selektiv të Norvegjisë.

Sistemi norvegjez i sheh të gjithë 18-vjeçarët mundshëm për shërbim ushtarak, duke i selektuar. 

Është një sistem i zgjuar sepse ushtritë moderne nuk kanë nevojë për masa njerëzore për luftë në stilin e llogoreve, dhe selektiviteti e bën shërbimin ushtarak jashtëzakonisht tërheqës.

Suedia miratoi një model të ngjashëm disa vite më parë, dhe tani Pistorius dëshiron që edhe Gjermania ta adoptojë. Por ekziston një rrezik. Po sikur një numër madh i të rinjve gjermanë të mos e pranojnë ofertën e shërbimit ushtarak në të njëjtën mënyrë siç e bëjnë me kaq entuziazëm norvegjezët? 

Kjo është Nyja Gordiane që ministri i mbrojtjes duhet ta zgjidhë tani, dhe Bashkimi Kristian Demokrat dhe Bashkimi Kristian Social i koalicionit nga njëra anë, dhe Social Demokratët nga ana tjetër janë të ndarë për këtë çështje.

Mbretëria e Bashkuar, e cila gjithashtu dëshiron të rrisë ushtrinë e saj, përballet gjithashtu me sfida të rekrutimit. 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy